Kush jemi ne?

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare (RRBSH) në Finlandë u themelua me 30 Gusht 2014 si pjesë e rrjetit global të bizneseve të diasporës shqiptare. Të njëjtat rrjete të bizneseve shqiptare janë themeluar në shumë vende të botës.

Duke marrë parasysh se në Finlandë veprojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare, është e rëndësishme që të krijohen kushte në krijimin e urave lidhëse në formë bashkëpunimi në mes veti prandaj edhe qëllimi i këtij rrjeti është arritja e këtyre synimeve me bashkëpunime konkrete.

Si anëtarë i RRBSH-së në Finlandë ndërmarrja juaj do të ketë beneficione të ndryshme. Së pari, informacionet kontaktuese dhe logo e biznesit tuaj do të publikohet tek lista e bizneseve shqiptare në webfaqen zyrtare www.rrbsh.fi Rreth beneficioneve tjera, grupi punues është duke hartuar planin konkret në krijimin e kushteve dhe lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme në përfitim të bizneseve shqiptare.

Disa nga objektivat e RRBSH-së

Duke u bazuar nga plani në përgatitje e sipër, më poshtë gjeni disa nga objektivat kryesore që RRBSH synon ti arrijë në dy vitet e ardhshme.

  • Bashkëpunimi me agjencinë e ndërmarrjeve finlandeze "Uusyrityskeskus" (këshilla, planifikim të biznesit dhe shërbime tjera falas)
  • Ofertat nga kompanitë të mëdha në shërbim të bizneseve si ato të sigurimeve, depove ushqimore etj.
  • Hapja e një zyre dhe ofrimi i shërbimeve konkrete
  • Aktivitete kulturore dhe sportive
  • Shërbime këshilluese dhe trajnime në çështjet e biznesit
  • Informacione rreth investimeve në trojet shqiptare
  • Lista e bizneseve shqiptare në Finlandë

Si bëhet anëtarësimi?

Anëtarësimi në RRBSH dega në Finlandë për vitin 2017 është 100 €. Procesi i regjistrimit është shumë i lehtë, më poshtë kemi përshkruar disa opsione.

  • a) Ju mund ti dërgoni të dhënat e ndërmarrjes tuaj në postën elektronike rrbsh.fin@gmail.com dhe ne do ju kontaktojmë (mjafton të dërgoni emrin e ndërmarrjes dhe numrin e telefonit)
  • b) Ju mund ta bëni pagesën në llogarinë bankare tek:
    Albaanien yrittäjäyhdistys Ry
    FI73 1400 3000 1290 39
    Mesazhi: Emri i biznesit tuaj
    Pasi ne kemi pranuar pagesën, do ju dërgojmë faturën e pagesës (kuitti)
  • c) Thirr në telefon tek 040 154 9294 dhe ne ju japim udhëzimet konkrete

Për momentin rrjeti ka rreth 40 anëtarë dhe qëllimi ynë është që këtë numër gjatë vitit 2017 ta rrisim deri në 60. Me përfundimin e planprogramit për vitet 2017/18, RRBSH do lansoj edhe disa shërbime për afaristët e tanishëm si dhe ata të cilët dëshirojnë të hapin një biznes të ri.

Pjesë e planit të RRBSH-së është edhe bashkëpunimi me bizneset shqiptare në shtetet tjera përmes rrjeteve tjera që kanë shtrirje në tërë botën.

Të gjitha informacionet rreth aktiviteteve dhe punës së RRBSH-së në Finlandë ju mund ti gjeni tek webfaqja zyrtare www.rrbsh.fi

Me respekt,
Nexhat Dumani
Kryetar